top of page
Bil i skugga

KUSHTET E PËRDORIMIT TË PLATFORMËS “BLEJMAKIN”

1. Qëllimi i Platformës

Platforma “BlejMakin”, e menaxhuar nga WDR Studio SH.P.K., është krijuar për:

  • publikimin e shpalljeve të automjeteve

  • menaxhimin e inventarit të automjeteve

  • krijimin e faturave dhe kontratave

  • administrimin e proceseve të shitblerjes së automjeteve

Përdorimi i platformës lejohet vetëm për këto qëllime.

Ndalohet përdorimi i platformës për çdo aktivitet tjetër që nuk lidhet drejtpërdrejt me shitblerjen e automjeteve.

2. Llogaria dhe Përgjegjësia

Përdoruesi është përgjegjës për:

  • ruajtjen e të dhënave të hyrjes

  • çdo aktivitet që kryhet përmes llogarisë së tij

WDR Studio SH.P.K. nuk mban përgjegjësi për përdorim të paautorizuar të llogarisë.

3. Rregullat për Shpalljet

3.1 Lloji i shpalljeve

Në platformë lejohet të publikohen vetëm automjete.

Ndalohet rreptësisht publikimi i:

  • produkteve të tjera

  • shërbimeve

  • reklamave që nuk lidhen me automjete

3.2 Saktësia e përmbajtjes

Përdoruesi detyrohet që:

  • përshkrimi të jetë i saktë dhe i vërtetë

  • të dhënat të korrespondojnë me automjetin e shpallur

3.3 Fotografitë

Fotografitë duhet:

  • të paraqesin vetëm automjetin konkret që shpallet

  • të jenë reale dhe jo mashtruese

Ndalohet përdorimi i fotografive që:

  • nuk i përkasin automjetit

  • janë të marra nga interneti pa lidhje me automjetin

  • përmbajnë elemente të papërshtatshme

4. Përmbajtje e Ndaluar

Ndalohet rreptësisht publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes që përfshin:

  • gjuhë fyese, urrejtjeje apo diskriminuese

  • përmbajtje nxitëse, kërcënuese apo provokuese

  • përmbajtje politike, propagandë politike

  • përmbajtje fetare apo propagandë fetare

  • përmbajtje seksuale, erotike apo të papërshtatshme

Kjo ndalesë vlen për:

  • tekstin e shpalljes

  • fotografitë

  • çdo element vizual apo përshkrues

5. Keqpërdorimi i Platformës

Ndalohet çdo përpjekje për:

  • anashkalimin e kufizimeve të paketës

  • publikimin e shpalljeve pa pagesë aktive

  • manipulimin e sistemit për përfitime të padrejta

WDR Studio SH.P.K. rezervon të drejtën të:

  • kufizojë funksionalitetet

  • pezullojë ose mbyllë llogarinë

6. Pagesat dhe Shërbimi

Përdoruesi nuk ka të drejtë të:

  • publikojë apo ripublikojë shpallje

  • krijojë fatura apo kontrata

nëse abonimi nuk është aktiv.

7. Të Drejtat e Platformës

WDR Studio SH.P.K. ka të drejtë, pa njoftim paraprak, të:

  • fshijë shpallje që shkelin këto kushte

  • kufizojë ose ndërpresë llogarinë

  • refuzojë përmbajtje

8. Përgjegjësia

Platforma është një mjet teknik.

WDR Studio SH.P.K. nuk mban përgjegjësi për:

  • përmbajtjen e publikuar

  • saktësinë e informacionit

  • marrëdhëniet ndërmjet përdoruesve dhe palëve të treta

9. Ndryshimet e Kushteve

WDR Studio SH.P.K. rezervon të drejtën të ndryshojë këto kushte në çdo kohë.

Përdorimi i vazhdueshëm i platformës nënkupton pranimin e kushteve të përditësuara.

10. Shkeljet dhe Pasojat Ligjore

Në rast se Përdoruesi shkel këto Kushte të Përdorimit, WDR Studio SH.P.K. rezervon të drejtën të ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

  • pezullimin ose mbylljen e përhershme të llogarisë

  • fshirjen e përmbajtjes së publikuar

  • kufizimin e aksesit në platformë

Në rast të shkeljeve serioze ose të përsëritura, WDR Studio SH.P.K. rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Përdoruesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

bottom of page