top of page
Bil i skugga

BlejMakin – Standardi i ri i menaxhimit për Autosallone.

Një ekosistem digjital i krijuar nga WDR Studio SHPK për të transformuar tregun e automjeteve.

BlejMakin është një platform që menagjohet nga WDR Studio SHPK. Ekosistemi BlejMakin përfaqëson një standard të ri në tregun e automjeteve, ku teknologjia e avancuar bashkohet me tregtinë profesionale. Ky sistem është projektuar si një zgjidhje gjithëpërfshirëse për optimizimin e operacioneve të autosalloneve, duke ofruar mjete digjitale që rrisin efikasitetin operativ, sigurinë e të dhënave dhe performancën e përgjithshme në treg.

Përmes kësaj platforme inovative, synohet standardizimi i plotë i proceseve të shitblerjes dhe lehtësimi i menaxhimit të përditshëm për bizneset e automjeteve. BlejMakin nuk është thjesht një mjet pune, por një partneritet strategjik që siguron rritje dhe qëndrueshmëri dhe me theks të veçantë efikasivitet në punë përmes moduleve të avancuara të monitorimit financiar, administrimit të dokumentacionit dhe publikimit multi-platformë.

Modulet Kryesore (Shërbimet)
  • Menaxhimi i Inventarit: Kontroll i plotë mbi automjetet aktive, atyre në pritje dhe automjeteve të shiturat (arkiva).

  • Gjenerimi i Dokumentacionit: Krijimi i faturave dhe kontratave (F & K) në kohë reale me numërtim unik.

  • Monitorimi Financiar (Ekonomia): Pasqyra të qarta mbi blerjet, shitjet dhe qarkullimin vjetor/mujor.

  • Arkivi Digjital: Çdo dokument i ruajtur në mënyrë të sigurt dhe i aksesueshëm në çdo kohë (Arkiv).

  • inkronizimi Automatizuar: Mjafton të hidhni të dhënat e mjetit në portalin tuaj dhe sistemi ynë kujdeset për shpërndarjen e tyre në faqen tuaj zyrtare dhe në platformat partnere të njoftimeve.

  • Dominimi në Rrjetet Sociale: Shpërndani shpalljet tuaja në Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale në mënyrë të menjëhershme. Nuk ka më nevojë për copy-paste të lodhshëm në çdo profil.

  • Kontrolli Qendror: Përditësoni çmimin ose fotot në portal dhe ndryshimi pasqyrohet automatikisht kudo ku është publikuar makina. Një menaxhim i zgjuar që eliminon gabimet dhe rrit dukshmërinë e biznesit tuaj.

  • Siguria e të dhënave: Çdo sallon operon në një hapësirë të izoluar dhe të sigurt.

  • Lehtësia në përdorim: Ndërfaqe e thjeshtë që nuk kërkon njohuri të avancuara teknike.

  • Mbështetja nga WDR Studio: Një ekip profesionistësh që kujdeset për mbarëvajtjen e sistemit tuaj.

Apliko Tani për t'u bërë Partner
bottom of page